E porositur posaçërisht për këtë projekt, me një dizajn elegant dhe
modern, me gjerësi prej 1m2 dhe e pajisur me kyç të sigurisë, kjo derë
do t’i përmbushë të gjitha kërkesat e nevojshme, sa i përket sigurisë
dhe zhurmës.
Muret do të suvatohen me suva të gatshme, të patenohën dhe pastaj të ngjyrosen me ngjyrë kualitative rezistente ndaj gërryerjes. Po ashtu edhe muret ndarëse te sanitarjet parashihen të suvatohen, por meqenëse është objekt banimi është paraparë që muret e sanitareve të suvatohen e pastaj të lyhen me material hidroizolues. Muret e brendshme si ato të koridoreve suvatohen me suva të gatëshëm me dy shtresa të cilat janë rezistente ndaj gërryerjes e më pas patinohen me gled masë dhe në fund ngjyrosën me ngjyrë rezistente ndaj gërryerjes.
Në përgjithësi, janë përdorë disa lloje të plafonëve, plafoni i varur armstrong në foajet hyrëse dhe lokale, plafoni me pllakë gjipsi te banjot, plafoni i punuar me llaç gëlqeror në pjesët tjera. Plafoni
gëlqeror është përdorur në pjesën e banimit me trashësi deri 1.5 cm’. Plafoni në foajeun kryesor si dhe ne pjesët e tjera te afarizmit në përdhesë është plafon i varur me pllakat “Armstrong Feria ” me
dimensione 600×600 mm dhe me të gjithë aksesorët e nevojshëm, plafoni i banjove dhe i tualeteve është plafon i varur me pllakat e gjipsit me trashësi 1.2 cm’.
Të gjitha dyert dhe dritaret janë nga profilet e aluminit kualitativ. Dritaret kanë gjithashtu veti të reflektimit të rrezeve të diellit dhe ruajnë energjinë e brendshme. Dritaret dhe dyert e ballkonit në katet e banimit gjithashtu do të kenë rolete me Mbushje poliesteri dhe mbeshtjellje Alumini
Dyshemeja do të mund të vërehet lehtë në pjesët komunikuese siç janë hollet, korridoret, foajet si dhe vertikalet pas shtresës së ter moizolimit nga Stiropori me trashësi 5 cm, folies PVC dhe estrihut me trashësi 5 cm do të veshën me Granit Artificial me dimensione 50×50 x1.2 cm dhe vendosen me dy nuanca, me ngjitës adekuat dhe pa fuga. Në anën tjetër, dyshemeja e banjove si dhe tualetit është nga qeramika e porcelanit t=0.8cm. Dyshemeja te sanitariet pasi Shtrohet shtresa nivelizuese me ramje shtrohet hidroizolimi Ardulan me dy shtresa të lyrjes dhe mbi të ngjiten pllakat e granitit artificial me dimensione 60x30x0.8 me fuga izoluese. Kurse, dyshemetë e dhomave janë nga parketi i bungut 1.6 cm me folien përcjellëse.