Rreth Agrotrade

Agro Trade Group u themelua në vitin 1991 si kompani e logjistikës
dhe distribumit. Pjesë e suksesshme e rrugëtimit dhe punës sonë
është edhe ndërtimtaria.

Deri më tani, kemi jetësuar projekte të ndryshme banimi, duke
mundësuar që brenda apartamenteve tona të ndërtohen
themelet e lumturisë për plot familje. Ne synojmë që të ndërtojmë
hapësira më të dinjiteshme banimi, me gjithçka që ju duhet për një
jetë cilësore. Edhe kompleksi banesor “Agrotrade” është një prej
tyre, i cili do të jetë shumë shpejt i gatshëm për ju, në një lokacion
shumë të frekuentuar – Rruga B.

Ky kompleks është projekti banesor më i ri i kompanisë sonë,
përmes së cilit po sjellim rehati dhe ekskluzivitet sa i përket banimit
& fushës së ndërtimit. Thënë shkurt, kompleksi “Agrotrade” është
shtëpia juaj e re.

Jeni të interesuar?